U denoncuan nga qytetarët, momenti kur dy iranianet hyjnë në policinë e Tiranës

Pas disa ditësh denoncimesh në rrjetet sociale lidhur me pretendime se disa shtetase të huaja po komunikonin në mënyrë të dyshimtë me të mitur, çështja ka marrë zhvillim zyrtar. Policia e Shtetit ka reaguar duke sqaruar situatën dhe rezultatet e verifikimeve të kryera. Reagim i Policisë së Shtetit Duke marrë shkas nga një lajmin i…

Pas disa ditësh denoncimesh në rrjetet sociale lidhur me pretendime se disa shtetase të huaja po komunikonin në mënyrë të dyshimtë me të mitur, çështja ka marrë zhvillim zyrtar. Policia e Shtetit ka reaguar duke sqaruar situatën dhe rezultatet e verifikimeve të kryera.

Reagim i Policisë së Shtetit

Duke marrë shkas nga një lajmin i publikuar në rrjetet sociale, ku pretendohej se disa gra të mbuluara komunikonin në mënyrë të dyshimtë me të mitur, strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit nisën menjëherë me iniciativë, verifikimet dhe hetimet përkatëse.

Si rezultat i veprimeve të kryera, u bë i mundur identifikimi i dy shtetaseve që shfaqen në videon e publikuar.

Shtetaset, me inicialet M. G. dhe A. G., u shoqëruan më datë 21.04.2026 në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Nga verifikimet e deritanishme rezulton se këto shtetase janë me shtetësi iraniane dhe janë të pajisura me leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë, për arsye humanitare.

Në përfundim të veprimeve hetimore paraprake, nuk ka rezultuar që këto shtetase të kenë kryer veprime të kundërligjshme ndaj të miturve.

Policia e Shtetit garanton qytetarët se, në këtë rast, nuk ekziston asnjë rrezik për sigurinë e të miturve.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vlerësim dhe ndjekje të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor