Zbulohen dokumentet “teper sekrete” te ish Komitetit qendror te PPSH-se: Si akordoi Ramiz Alia the Foto Cami rreth 5 milion dollare ne vitet 1986 – 1991 …?! Emrat qe perfituan dhe ata que firmasen ..

Edhe pse ishte shteti më i varfër i Europës dhe një ndër vendet me nivel më të ulët jetese në të gjithë botën, regjimi komunist i Tiranës me në krye Enver Hoxhën dhe pasardhësin e tij Ramiz Alia, financonte dhe shpenzonte miliona dollarë, për të ndihmuar Partitë Komuniste marksiste-leniniste, individë dhe grupe të tjera të…

Edhe pse ishte shteti më i varfër i Europës dhe një ndër vendet me nivel më të ulët jetese në të gjithë botën, regjimi komunist i Tiranës me në krye Enver Hoxhën dhe pasardhësin e tij Ramiz Alia, financonte dhe shpenzonte miliona dollarë, për të ndihmuar Partitë Komuniste marksiste-leniniste, individë dhe grupe të tjera të majta nga e gjithë bota, duke u akorduar atyre fonde, për udhëtime, bileta avioni, fatura hoteli, bursa dhe të drejta studimi, botime të ndryshme, përkthime librash dhe literature politike, blerje materialesh e pajisesh, vizita dhe pushime në Shqipëri,  etj., etj. I krijuar në vitin 1964, nën emërtesën “Fondi i Solidaritetit”, (me Vendimin Nr. 190, të datës 10 qershor 1964 të Sekretariatit të Komitetit Qendror të PPSh-së), i cili mbante firmën e Enver Hoxhës., përmes kësaj llogarie sekrete u alokuan dhe u shpërndanë miliona dollarë (rreth 12 milionë USD përgjatë viteve 1964–1991), për të financuar dhe mbështetur partitë, lëvizjet dhe grupet komuniste marksiste-leniniste në vende të ndryshme të botës.  

Duke iu referuar disa dokumenteve arkivore, harta e shpërndarjes së “Fondit të Solidaritetit” nga ana e udhëheqjes së lartë të PPSh-së, përfshinte shtete nga të pesë kontinentet, duke filluar nga ai amerikan: Brazili, Peruja, Kolumbia, SHBA-ës, Ekuadori, Bolivia, Venezuela, Kili, Argjentina, Uruguaj, Republika Domenikane, Haiti etj. Në kontinentin afrikan: Sudani, Somalia, Kongo, Kongolo Leo Pold Vil, Malgashi, Mozambiku, Namibia, Zimbabve, Angola, Togo, Volta e Sipërme, Gaboni, Egjypti etj..

Në kontinentit aziatik: Irani, Iraku, Libani, Ceiloni, Japonia, India, Laosi, Jordania, Siria etj. Në kontinentin Australi – Oqeani: Australia, Zelanda e Re, Filipinet,  Indonezia etj. Në kontinentin evropian: Franca, Italia, Polonia, Belgjika, Austria, Spanja, Zvicra, Holanda, Portugalia, Anglia, Greqia, Suedia, Norvegjia, Finlanda, Danimarka, Rumania, Gjermania, Jugosllavia etj.

Sipas një vendimi të Sekretariatit të Komitetit Qendror të PPSH-së të vitit 1964, kur dhe u krijua “Fondi i Solidaritetit”, të drejtën për akordimin e fondeve për grupet dhe partitë komuniste marksiste-leniniste apo individë të ndryshëm “miq të Shqipërisë”, e kishte vetëm sekretari i Përgjithshëm i Partisë, Enver Hoxha, kurse pas vdekjes së tij në 1985-ën, atë e “trashëgoi” Ramiz Alia dhe bashkë me të, edhe Foto Çami, anëtari i Byrosë Politike dhe sekretar i Komitetit Qendror për propagandën, artin e kulturën dhe marrëdhëniet me jashtë.

Pas vendimit të tyre, me shpërndarjen e fondeve merrej shefi i Sektorit për Marrëdhëniet me Jashtë pranë aparatit të Komitetit Qendror të PPSH-së, Agim Popa, firmës së të cilit, i bashkëngjitej edhe ajo e Sabaudin Kodrës, shefi i sektorit të Financës në Komitetin Qendror dhe Sadik Pirit. (Pas daljes së tij në pension në vitin 1988, u caktua Flutra Arianiti).

“Fondi i Solidaritetit”, (apo siç njihej ndryshe; “Llogaria 09”) dhe e gjithë praktika e shpërndarjes së tij, ishte “Tepër sekret” dhe për gjithçka lidhej me të, nuk duhet të kishte dijeni askush tjetër, përveç personave të sipërcituar dhe drejtorit të Bankës së Shtetit Shqiptare, Kamber Myftari, si dhe pjesërisht titullarët kryesorë të disa prej ambasadave përkatëse shqiptare të akredituara në vende të ndryshme të botës, të cilëve u xhiroheshin çeqe për t’i shpërndarë personave të caktuar, (grupeve dhe Partive Komuniste Marksiste-Leniniste), sipas vendimit të Komitetit Qendror të PPSH-së.

Për herë të parë për “Fondin e Solidaritetit”, u fol vetëm në vitin 1992, pas rrëzimit të regjimit komunist, ku në kuadrin e hetimeve për favoret financiare e shpenzimeve të tepërta të familjeve të ish-udhëheqjes së lartë të PPSH-së, (kryesisht ato që kishin jetuar në “Bllok” në Tiranë), Kontrolli i Lartë i Shtetit, me kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, hartoi një raport të hollësishme me të gjitha të dhënat financiare e bilancet që nga viti 1964, deri në vitin 1991. Por ajo që mbeti e paqartë edhe pas atij raporti, madje një enigmë e madhe që nuk është sqaruar ende dhe sot pas 36 viteve të shembjes së regjimit komunist, ishte origjina e atij fondi?! As Ramiz Alia me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, anëtarë të Byrosë Politike dhe sekretarë të Komitetit Qendror, nuk e zbardhën atë enigmë dhe nuk folën asnjë fjalë, gjatë procesit të tyre hetimor dhe gjyqësor, si dhe vuajtjes së dënimit me burg në vitet 1933-1997.

Por, pas viteve ’90-të, disa ish-funksionarë dhe zyrtarë të regjimit komunist, kanë pohuar në intervista të ndryshme në media, sikur ai fond ishte akorduar Komitetit Qendror të PPSH-së, nga Partia Komuniste e Kinës që në fillimin e viteve ’60-të, dhe “asnjë qindarkë” nuk ka pasur në atë fond, nga buxheti i shtetit, apo burime të tjera financiare. Ky version për origjinën e “Fondit të Solidaritetit”, edhe mund të ketë deri diku një të vërtetë, pasi në një nga dokumentet arkivore që do publikojmë në këtë shkrim, në janarin e vitit 1991, kur dhe u mbyll përfundimisht ai fond, Ramiz Alia, në mes të tjerash ka shkruar: “Ligji i ri për zgjedhjet, nuk lejon financime nga jashtë, prandaj dhe mund të bëhet zhurmë…”!

Gjithsesi sa më sipër mbetet për t’u investiguar më tej në dokumentet arkivore të ish-Komitetit Qendror të PPSH-së, pasi siç do shikojmë edhe nga disa dokumente që do publikojmë në këtë seri shkrimesh për “Fondin e Solidaritetit”, edhe pse destinacioni i atij fondi ishte për: “grupet, partitë marksiste-leniniste, apo miqtë e Shqipërisë”, ai është prekur edhe për qëllime të tjera, siç ishte blerja e një shtypshkronje për gazetën “Zëri i Popullit”, Pallatin e Kongreseve, etj., apo janë depozituar në bankat e huaja, si në Francë etj., me qëllim marrje interesash bankare etj. Për më shumë rreth kësaj etj., na njohin këto dokumente arkivore të cilat janë nxjerrë nga Arkivi Qendror i Shtetit, (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), të cilat botohen për herë të parë

DOKUMENTI ARKIVOR ME VENDIMIN E SEKRETARIT TË PARË TË KOMITETIT QENDROR TË PPSH, RAMIZ ALIA, PËR DHËNIEN E 125.000 USD DISA PARTIVE KOMUNISTE E GRUPEVE MARKSISTE-LENINISTE

PARTIA E PUNËS E SHQIPËRISË                                                                Tepër sekret

SEKRETARIATI I KOMITETIT QENDROR

Proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni!       

                      V E N D I M

                   Nr.19 Datë 6.3.1986              

MBI PËRDORIMIN E FONDIT TË SOLIDARITETIT GJATË VITIT 1986 PËR PARTITË DHE LËVIZJET MARKSISTE-LENINISTE

Sekretariati i Komitetit Qendror të PPSH, në datën 6.3.1986,

                       Vendosi:

I. Nga fondi i solidaritetit që ka në dispozicion Sekretariati i Komitetit Qendror të PPSH, për vitin 1986 të vihet në dispozicion për nevoja të partive marksiste-leniniste, një shumë prej 30.000 dollarësh.

Autorizohet Sekretari i Komitetit Qendror të japë ndihma partive dhe organizatave m-l, duke gjykuar për çdo rast konkret, deri 10.000 dollarë, brenda shumës 30.000 dollarë. Në raste të tjera veprohet me vendim të Sekretariatit të Komitetit Qendror.

II. Për shpenzime udhëtimi e dieta për delegacionet e partive m-l dhe miqtë e ftuar nga Komitetit Qendror i PPSH, për pushime, mjekime etj., të vihen në disposizion 45.000 dollarë.

III. Për shpenzime të propagandës (botime librash, ndihmë për shtëpitë botuese jashtë shtetit që botojnë materialet tona, abonime dhe blerje librash etj.) të vihen në dispozicion 20.000 dollarë.

IV. Me zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Sektori i Jashtëm i Komitetit Qendror të PPSH.

SEKRETARI I PARË I KOMITETIT QENDROR

                   TË PARTISË SË PUNËS TË SHQIPËRISË

                              RAMIZ ALIA

Nr. 1606 Prot. Datë 6.3.1986

SEKTORIT TË JASHTËM

K Ë T U

DOKUMENTI ARKIVOR ME URDHËRESËN E SEKRETARIT TË KOMITETIT QENDROR TË PPSH, FOTO ÇAMI, DËRGUAR SEKTORIT TË FINANCËS SË APARATIT TË KOMITETIT QENDROR, PËR DHËNIEN E 2.000 USD PARTISË KOMUNISTE TË KILIT “AKSIONI PROLETAR”

 PARTIA E PUNËS E SHQIPËRISË

KOMITETI QENDROR

Tiranë, më ________ 1987___                                                           Tepër-Sekret

Nr. Prot.

LANDA:

FINANCËS APARATIT TË KQ TË PPSH

               Këtu

Të vihen në dispozicion të Partisë Komuniste të Kilit (Aksioni Proletar) shuma prej 2.000 (dymijë) dollarë, për nevojat e propagandës së kësaj Partie, bazë Vendimit nr.19 datë 6.3.1986.

Sekretari i Komitetit Qendror të PPSH

                            Foto Çami

DOKUMENTI ARKIVOR ME RAPORTIN E DEGËS SË FINANCËS SË APARATIT TË KOMITETIT QENDROR, PËR BILANCIN DHE VEPRIMET E ARKËS ME FONDIN E SOLIDARITETIT GJATË VITIT 1986, I FIRMOSUR NGA SHEFI I SEKTORIT TË JASHTËM, AGIM POPA

 BILANCI I ARKËS PËR VEPRIMET E VITIT 1986

AktiviPasivi
HyrjetDollarDaljetDollar
1) Gjendja e bankës më 1.1.1986 dollar…..2.999.016.981) Shuma shpenzimeve26.753.88
2) Arkëtim nga Agjensia Ajrore dollar …….1.120.322) Kongresi IX PPSH46.938.08
3) Diferencë kursi për datë 15.11.1986 dollar0.343) Tërheqje me vendim të KM 295dt 24.9.85730.000
4) Arkëtim interesa bankare dollar153.437.-4) Gjendja në bankë më 31/12/86 dollar…2.353.447.68
5) Arkëtim nga Ambasada Ankara dollar……..3.565.-
shuma dollar3.157.139.64shuma dollar3.157.139.64

SABAUDIN KODRA                   FLUTRA ARIANITI

SHEFI SEKTORIT TË JASHTËM

                AGIM POPA

DOKUMENTI ARKIVOR ME RAPORTIN E SELTORIT TË FINANCËS SË KOMITETIT QENDROR TË PPSH, LIDHUR ME SHPENZIMET E AKORDUARA PËR PARTITË KOMUNISTE DHE GRUPET MARKSISTE-LENINISTE QË MORËN PJESË SI TË FTUAR NË KONGRESIN E 10 TË PPSH NË TIRANË NË VITIN 1986, TË FIRMOSUR NGA AGIM POPA           

SHPENZIME PËR KONGRESIN E IX TË PPSH

Nr.PërshkrimiDollar
1)Dhënë delegacionit të PK të Kanadas535-
2)Bileta avjoni për miqt e ftuar1966-
3)Bileta avjoni për miqt e ftuar13289.13
4)Dhënë valutë për shpenzime udhëtimi delegacionit Kanadez2050
5)Bileta avjoni7385.59
6)Bileta avjoni4623.48
7)Bileta avjoni5126.03
8)Bileta avjoni3016.55
9)Bileta avjoni6654.06
10)Biletë avjoni për Ibrahim Gora949.16
11)Dhënie valutë për shpenzime udhëtimi delegacionit Partisë Komuniste të Perus300
12)Shpenzime hoteli për: Ali Mohamed77.08
13)Shpenzime hoteli për miqt, xhiruar ambasadave966.-
Shuma gjithsej46.938.08

 SABAUDIN KODRA                    FLUTRA ARIANIT

                                               SHEFI SEKTORIT TË JASHTËM
AGIM POPA

DOKUMENTI ARKIVOR ME RAPORTIN E SEKTORIT TË FINANCËS SË KOMITETIT QENDROR TË PPSH, LIDHUR ME PASQYRËN E VITIT 1986 TË SHPENZIMEVE PËR DHËNIE DIETASH E UDHËTIME DISA PARTIVE KOMUNISTE, INDIVIDËVE DHE GRUPEVE MARKSISTE-LENINISTE, FIRMOSUR NGA SHEFI SEKTORIT TË JASHTËM AGIM POPA

PASQYRE E SHPENZIMEVE UDHËTIM E DJETA

Nr.PërshkrimiDollar
1)Dhënë Ambasadës Paris, paguar hoteli E. Pires63.66
2)Blerje dy bileta avjoni për Bashir Sankaran278.08
3)Dhënë Ambasadës Romë shpenzime për miqt Meksikan; Irlandez256.16
4)Dhënë Ambasadës Romë shpenzime për hotelin miqve Ekuadorian e Irlandez495.57
5)Bileta avjoni delegacionit PK të Meksikës4236.03
6)Dhënie valute për biletë udhëtimi Santos Carlos845-
7)Dhënie valute delegacionit PK Spanjës, shpenzime udhëtimi600-
8)Xhiruar Ambasadës Beograd për shpenzime hoteli Indonesian i Soejono28.57
9)Bileta avjoni Rafael Mehija dhe P. Fraco2270.77
10)Bileta avjoni për Daniel Bon181.56
11)Bileta avjoni J.Fernandes dhe M. Blanko643.83
12)Bileta avjoni për R. Mehia dhe P. Franko1605.95
13)Taksë vize peruanit Perez5.64
14)Likujdim shpenzimesh për mikun portugez si dhe bileta avjoni për F. Lopez dhe Ch Banko548.47
15)Bileta avjoni për miq partie3049.85
16)Dietë çiftit Braziljan të radios168-
17)Shpenzime udhëtimi për Selim Suphi221.87
18)Bileta avjoni për çiftin Braziljan dhe K. Imdat802.33
19)Biletë udhëtimi për S. Komla311.56
20)Bileta avjoni për miqt e PK Suriami871.75
21)Xhiruar Ambasadës Romë për shpenzime për miq partie174.42
22)Bileta avjoni për Rangi Tejlor1579.69
23)Biletë avjoni për indonezianin Soejono506.03
24)Shpenzime për Rosner6.40
shuma19751.19

SABAUDIN KODRA                 FLUTRA ARIANITI

                                                    SHEFI SEKTORIT JASHTËM

                                                             AGIM POPA

DOKUMENTI ARKIVOR ME RAPORTIN E SEKTORIT TË FINANCËS SË APARATIT TË KOMITETIT QENDROR TË PPSH, ME PASQYRËN E SHPENZIMEVE PËR BLERJE PULLASH POSTARE DHE NDIHMASH PËR PARTINË KOMUNISTE TË KILIT DHE ASAJ DOMENIKANE, FIRMOSUR NGA SHEFI SEKTORIT TË JASHTËM AGIM POPA

 SHPENZIME PËR PROPOGANDËN

Xhiruar Ambasadës Romë për blerje pullash dollar 2.69

SABAUDIN KODRA                     FLUTRA ARIANITI

                       SHEFI SEKTORIT JASHTËM

                                   AGIM POPA

PASQYRA PËR DHËNIE NDIHMASH

Dhënie Ndihme PKP të Domenikës ………….. dollar 5.000

Dhënie ndihme PK të Kilit    ………….           dollar  2.000

gjithësej dollar 7.000

 SABAUDIN KODRA                       FLUTRA ARIANITI

SHEFI SEKTORIT TË JASHTËM
AGIM POPA

DOKUMENTI ARKIVOR ME VENDIMIN E SEKRETARIT TË PARË TË KOMITETIT QENDROR TË PPSH, RAMIZ ALIA, MBI DORËZIMIN E LLOGARISË SË FONDIT TË SOLIDARITETIT, NGA SADIK PIRI, TE FLUTURA ARIANITI, PËR ARSYE TË DALJES SË TIJ NË PENSION

PARTIA E PUNËS E SHQIPËRISË                 SEKRET

SEKRETARIATI I KOMITETIT QENDROR

Proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni!                            

                     V E N D I M

Nr. 14 Datë 10.2.1986

MBI DORËZIMIN E LLOGARISË SË FONDIT TË SOLIDARITETIT NGA SHOKU SADIK PIRI, MARRËSES NË DORËZIM NGA SHOQJA FLUTURA ARIANITI

Sekretariati i Komitetit Qendror të PPSH, mbas shqyrtoi propozimin e Sektorit të Jashtëm të Komitetit Qendror të Partisë, mbi dorëzimin e llogarisë së fondit të solidaritetit nga ana e shokut Sadik Piri, i cili del në pension, në datën 10.2.1986,

                          Vendosi:

Të miratojë marrjen në dorëzim të kësaj llogarie si firmë e dytë nga ana e shoqes Flutura Arianiti, duke filluar nga data 1 shkurt 1986.

Me zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Sektori i Jashtëm i Komitetit Qendror të PPSH

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor